Maqedoni
Debat mbi nacionalizmin, as radikalizimi as indiferenca nuk i bëjnë mirë kombit
05.12.2015 15:16
Pas revolucionit francez në shekullin 18 dhe rënien e perandorive në shekullin 19, kur edhe filloi krijimi i kombeve, lindi edhe nacionalizimi në botë e me atë edhe te shqiptarët...

Nacionalimi shqiptarë përkatësisht, Perpjekjet per nje ideologji bashkekohore te nacionalizmit shqiptar, ishte tema e debatit të organizuar nga Qendren per demokraci dhe zhvillim.
“Në përmasa botërore edhepse nacionalizmi akuztohet për gjakderdhje dhe barikadim të popujve brenda vetvetes, megjithate prirja e nacionalizmit mbetet konstante të formojë dhe zhvillojë shtetin kombëtarë me vlerat më dinamike dhe më kulminante të një kombi konkret. Disa nga kombet e sotme pa nacionalizmin e tyre dinamik e fitimtar nuk do të egzistonin fare në faqen e dheut, e as historia e botës modern nuk do të ishte e tillë pa nacionalizmin si fat apo fatkeqësi. E njejta vlenë edhe për shqiptarët, pa nacionalizmin shqiptar, veçmas në fazën e pare të ndërtimit të kombit, me kulturën kombëtare në themelet e tij, mund të mos kishte egzistuar fare një komb shqiptar”, tha Orhan Murtezani, nga Qendren per demokraci dhe zhvillim.
Mvarësisht nga shtetet ku jetojnë nacionalizmi te shqiptarët është në nivele të ndryshme, profesori universitar nga Shqipëria Ergys Mertiri, sipas të cilit marre parasysh qe shqiptaret ne Maqedoni jetojn ne nje vend multietnik, perballja e nacionalizmit shqiptar eshte me e fort, se sa ne Shqipëri apo Kosovë. Por ai vë në dukje se bindjet nacionaliste në shtetet multietnike mund të shkaktojnë pasoja në mardhëniet mes etnive.
“Ndryshe nga trojet tjera shqiptare ju duhet qe te keni te qarte raportin qe duhet te krijoni me tjetrin, ne qofte se ne Shqiperi mund te kemi ide nga me te ndryshmet sa I perket nacionalizmit,kurse ketu vlera e ideve mund te mer tjeter potenc. Nëse bie fjala shqiptarët radikalizohen apo janë indiferent ndaj problemit të tyre keto bindje kanë pas kane pasoja ne jeten e tyre në mënyrën se si jetoni dhe krijoni mardheniet me etnit e tjera”, tha Ergys Mertiri, profesor universitar.
Për egzistimin e nje shoqeri, duhet te kete nje lloje uniteti, apo kohezion të brendshëm potencoi ai, duke shtuar se çdo njeri qoft nacionalist apo antinacionalist, ka brenda vetes elemente nacionalizmi.
Poashtu profesori Universitarë Mertiri theksoi se në kohën e komunizmit në Shqipëri për nevojat e regjimit komunist ishte fabrikuar në lloj nacionalizmi ideologjik i njohur si nacional enverizëm, me të cilin u zëvendësua nacionalizmi i vërtetë, deformim icili ka lënë pasoja edhe në ditët e sotme.
AMIR DURAKU
