Futboll
Wenger: Kam kontakte me PSG-në
05.12.2015 15:38
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se shumë shpesh takohet me krerët e PSG-së dhe bisedon me ta...

Në një intervistë për Le Parisien, Arsene Wenger ka thënë disa fjalë lidhur me kalimin e tij të mundshëm në Paris në të ardhmen.
“Unë jam në kontakt me PSG, por bisedimet mes miqve. Është një kënaqësi kur takohem me Blanc dhe El Khelaifin”.
“Unë jam i lumtur që klubi i tyre është duke marrë rezultate të mira. Por unë e shoh të vështirë për mua që të shkojë atje. Unë kam 66 vjet dhe nuk e di nëse do të kem kohë”, ka thënë francezi.
Në të kaluarën Wenger ka qenë trajner i Monacos.
