Futboll

Van Gaal: Nëse ndodh kjo, largohem nga Man Utd

05.12.2015 15:40

Louis van Gaal ka bërë të ditur se do të largohet nga Manchester United nëse nuk ndjen më lidhje me futbollistët e tij...

Louis van Gaal ka pranuar se mund të largohet nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit.
 
Holandezi është ballafaquar me kritika të mëdha së fundmi për stilin e lojës së ekipit ehde pse ata gjenden në pozitën e tretë në Premierligë.
 
Ekipi i Van Gaalit ka vetëm një pikë më pak se lideri Manchester United. Por, ai ka pranuar se mund të largohet nga posti.
 
“Gjëja më e rëndësishme sipas meje është lidhshmëria mes futbollistëve dhe stafit”, deklaroi ai.
 
“Ajo lidhje është gjëja më e rëndësishme dhe kur e kam ndjenjën se ajo ekziston, jap më të mirën nga vetja. Kur nuk e shoh më, largohem”, u shpreh Van Gaal.