Maqedoni

Gruevski nuk komenton hetimet për parregullsi në zgjedhje

05.12.2015 16:32

Kryeminsitri Nikolla Gruevski nuk ka dashur të komentojë fillimin e hetimeve rreth parregullsive në zgjedhje, nga ana e propurorisë special...

Kryeminsitri Nikolla Gruevski nuk ka dashur të komentojë fillimin e hetimeve rreth parregullsive në zgjedhje, nga ana e propurorisë speciale, përkatësisht mundësisë që para zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të përfshihet në hetime. 
 
“Lidhur me fillimin zyrtarë me punë të prokurorores ne e kemi dhënë mendimin tonë më herët, kështu që s’kam ndonjë koment të veçantë”, tha Gruevski.
 
Ndryshe Prokuroria Publike , prokurores speciale i dorëzoi gjithsej 31 lëndë që kanë të bëjnë me aferën e përgjimeve, edhe pse Katica Janeva kishte kërkuar vetëm 5 lëndë.
 
Ndërsa sa I përket aferës së përgjimeve Kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë të VMRO DPMNE-së janë ftuar të dëshmojnë edhe në Komisionin Anketues parlamentarë, por gruevski u përmbajt sot të komentojë edhe rreth kësj çështjeje.
 
Ndërsa nuk dashti të komentojë as deklaratën e Liderit të LSDM-së Zoran Zaev se pjestarë të grupit të Kumanovës kanë luftuar edhe në Siri.  
 
ERSAN PAJAZITI