Maqedoni

VMRO-DPMNE pyet Spasovskin, kush falsifikoi letërnjoftimet?

05.12.2015 16:57

VMRO-DPMNE ka kërkuar nga ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski që të jap përgjigje se kush qëndron prapa rastit me letërnjoftimet e falsifikuara...

Opinioni po kërkon informacione pse Oliver Spasovski po fsheh se kush po qëndron prapa skandalit në të cilin e publikoi  gazeta Fokus. 
 
Opinioni po kërkon informacione se cilët anëtarë të bordeve zgjedhore ju kanë mundësuar personave me letërnjoftime të falsifikuara të votojnë në vend votime. 
 
Opinioni po kërkon informacione se ku janë punuar letërnjoftimet e falsifikuara dhe kush i ka koordinuar aktivitetet. 
 
Oliver Spasovski duhet që të jap përgjigje se ku janë 29.000 letërnjoftimet false, thuhet në komunikatën e partisë maqedonase në pushtet.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se ministri Spasovski i ka të gjitha resurset në Ministrine e Puneve te Brendshme dhe të gjitha autorizimet që të jap urdherat adekuat për rastin, si dhe fajtorët të nxirren para gjykatave kompetente.
 
Qytetarët  kërkojnë që t’ a zgjidhni këtë aferë dhe të jepni përgjigje. Nëse bëhet fjalë për fabrikimin e aferës, qytetarët kërkojnë edhe në atë rast të veproni sipas ligjit dhe personat që e kanë fabrikuar këtë aferë te përballen me drejtësinë. Obligimi i juaj është që të pengoni që këto zgjedhje të kenë parregullsi, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU