Botë

OKB: BE të veproj më shpejtë për refugjatët

05.12.2015 17:24

Organizata e Kombeve të Bashkuara I kërkon BE-së të veprojë më shpejtë për çështjen e refugjatëve...

Raportuesja e posaçme e Organizatës për strehimin, Leilani Farha deklaroi se unioni duhet të veprojë sa më shpejtë që të shmangë problemin e diskriminimit social, teksa refugjatët vijojnë të jetojnë në kushte ekstremisht të varfra.

 “Strehimi është një e drejtë njerëzore dhe jo një komoditet”, tha Farha.  

Ditë më parë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, bëri thirrje që të mbyllen dyert e Europës sa më shumë të jetë e mundur. 

Ndërsa të premten Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së, u pajtua me mundësinë e pezullimit të regjimit të lirë kufitar për një periudhë deri në 6 muaj.