Maqedoni
Konkurs për pilot në ARM Jolevski: ARM ka nevojë për pilot të rinjë
05.12.2015 18:03
Kandidat të cilët kanë interes për tu bërë pilot të ARM-së, do të kenë mundësi që të paraqiten në konkursin për trajnim të pilotëve

Kandidat të cilët kanë interes për tu bërë pilot të ARM-së, do të kenë mundësi që të paraqiten në konkursin për trajnim të pilotëve të shpallur nga qendra për trajnimin e pilotëve në bashkpunim me ministrinë e mbrojtjes dhe ARM-së.
Kushti për tu bërë pjesë e trajnimit është që kandidatët të kenë mbaruar fakultetin e sigurisë dhe të jenë nën moshën 27 vjeçare.
Trajnimi do të zgjat 15 ditë, ndërsa në të do të pranohen kandidatët më të mire. Ministri I mbrojhtje Zoran Jolevski theksoi se ARM k nevojë për pilot të rinj.
“ARM vazhdimisht ka nevojë për kuadër të këtij lloji. Ashtu që qendra për trajnimin e pilotëve do të vazhdoj të funksionoj me vite të shumta në të ardhmen, dhe ne do të kemi në mënyre permenente konkurse të hapura për kandidat të cilët do të jenë pilot të ardhshëm të ARM-së. Ne faktikisht në çdo 6 muaj bëjmë evoulim të kandidatëve, ata hynë në teste dhe selektime dhe ato të cilët do të kenë sukses, hynë në grupën e 6 deri 8 kandidatëve të cilët e fillojnë shkollimin”, tha Jolevski.
Në ditën e hapur të qendrës për trajnimin e pilotëve, morrën pjesë kandidat të shumtë të cilëve iu prezentuan edhe dy helikopterët Mi-17 dhe mi-24 të ARM-së.
ERSAN PAJAZITI
