Maqedoni
Familja Gjureci nga fshati Rashçe jeton në kushte mizore
05.12.2015 18:30
Edhe pas katër vitesh prej kur është djegur shtëpija Familja Gjureci nga fshati Rashçe nuk ka pasur mundësi të për të vendosur as një gjilpërë në shtëpin e tyre e mos flasim për gjërat e tjera…

Pamjet janë po aq të freskëta dhe të trishta dhe të duket sikur shtëpin sot e ka kapluar zjarri. 9 antarët për momentin jetojnë në kushte mizore. Nëna Zyrafije thotë se jetojnë në shtëpin e kunatit . Pamjet dëshmojnë për jetën e rrëndë edhe në dhomat e improvizuara në oborrin e shtëpisë.
“Prej ditën që kam ardhur këtu, kështu kam jetuar, skam pas aspak ditë më të mira, të gjitha të këqia I kam pasur, të gjitha të zeza, krejt zi më ka shkuar, prej zori që kam dal kam folur kam qeshur”, tha Zyrafije Gjureci.
I shokuar nga ajo që ka parë në këtë familje dhe i prekur thellë nga rasti humanisti Raif Jonuzi vendos tu ndihmoj por njëkohësisht shpreh nevojë për ti ndihmuar edhe të tjerët pasi sipas tij familja metëvërtet ka shumë nevojë për cdo gjë.
“Këto kushte që kam përcjellur unë në media, as në Afrikë, as në xhungëll, nuk jetojnë kështu, në ditët e somte, kjo është turp prej popullatës, prej fesë tonë pasi feja jonë këtë nuk e lejon, fëmiju im I ketë të gjithë të mirat, ndërsa fëmiju I fqinjëve mos ketë bukë të haje, do ti kisha apeluar të gjithë cfarë të kenë mundësi, të ndihmojnë këtë familje sa të munden”, tha Raif Jonuzi, Humanist
Gati një javë kryefamiljari Shabani ndodhet në burg ndërsa 7 fëmijët dhe bashkëshortja jetojnë në mëshirën e fatit.
Për të ndihmuar familjen Gjureci mund të lajmroheni në 071/623-970
RINA TURKESHI-SAITI
