Futboll
Bardhi shënoi gol në stilin e Ronaldinhos
05.12.2015 19:23
Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi ka shënuar një gol të shkëlqyeshëm për Ujpest në takimin e sotëm, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-1 kundër Diosgjer në javën e 18-të të ligës së parë hungareze...

Bardhi ishte më i miri në ndeshjen e sotme, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 33-të me eurgol nga 30 metra.
Ky është goli i tretë i Bardhit në këtë sezon. Pas kësaj fitore Ujpest renditet i treti në tabelë me 28 pikë, dy më pak se Paks në vendin e dytë, ndërsa Ferencvarosh është i pari me 46 pikë.
