Maqedoni
Mot me diell, me erë të dobët veriore
06.12.2015 12:02
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriore...

Paradite nëpër disa lugina dhe luginat e lumenjve do të ketë vranësira të vogla dhe paraqitje të mjegullës e cila gjatë ditës do të zvogëlohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 1- deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup moti paradite do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë, ndërsa pasdite vranësira do të zvogëlohet. Temperatura e ditës do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Në periudhën e ardhshme do të vazhdojë mot stabil dhe i thatë me temperatura relativisht të larta gjatë ditës. Për shkak të rrymimit të dobët të ajrit nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes dhe vranësira të vogla veçanërisht në orët e paradites./Mia
