Botë
Londër tre të lënduar me thikë
06.12.2015 12:28
Nga një sulm me thikë në një stacion të hekurudhës nëntokësore në Londër janë lënduar tre vetë...

Raportohet se sulmuesi kishte klithur “kjo është për Sirinë”. Policia e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin e mbrëmshëm, ndërsa një zyrtar policor tha se ky sulm po trajtohet si “incident terrorist”.
Raportohet se njëri prej tre personave të sulmuar është plagosur seriozisht, ndërsa dy të tjerët janë lënduar lehtë.
Prej 3 dhjetorit, Britania e ka filluar fushatën e sulmeve ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Ndërsa Ky është incidenti i parë xhihadist në Londër që nga vrasja e një ushtari britanik përpara kazermës së tij në kryeqytetin britanik në maj të vitit 2013.
ERSAN PAJAZITI
