Botë
Erdogan rreth sanksioneve Ruse, importei i ushqimeve nuk është problem
06.12.2015 12:57
Energjia mbetet i vetmi sektor i paprekur nga sanksionet, që Rusia i ka vendosur Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufi me Sirinë...

Sektori I energjisë mbetet i paprekur nga sanksionet, e Rusisë ndaj Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufi me Sirinë, ka deklaruar Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdoan, gjatë një takimi me biznesmenët.
“Nuk ka asnjë shenjë se problemet me Rusinë do të ndikojnë në projekte të tilla, si gazi natyror dhe uzina Akuju e energjisë bërthamore”, tha Erdogan.
Poashtu Erdoan nuk e sheh problem të madh edhe ndalimin e importeve të ushqimeve, që Moska i bëri Ankarasë.
“Nuk ka rezultuar ndonjë problem i madh nga këto që po përballemi kohët e fundit. Turqia do të pësojë kolaps vetëm për disa importe që kapin vlerën e një miliard dollarëve. Ku qëndron problemi nëse ata nuk blejnë më prej nesh? Ne do të gjejmë dyer të tjera dhe burime të tjera, ku të shkojmë”, tha Erdogan.
Rusia blen rreth një miliard dollarë ushqime dhe produkte të tjera nga Turqia. Po ashtu është eksportuesi më i madh i energjisë, qymyrgurit dhe naftës. Gjithashtu stacioni i parë bërthamor që do të ndërtonte në qytetin Akuju të Turqisë, i cili mbeti i paprekur si projekt, kap vlerën e 20 miliardë dollarëve.
ERSAN PAJAZITI
