Maqedoni

Rruga e Jahja Pashës lidhet me Qarkoren e Shkupit

06.12.2015 13:41

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, dje mori pjesë në fillimin e punimeve për zgjërimin e bulevardit "Hristijan Todorovski Karposh"...

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, dje mori pjesë në fillimin e punimeve për zgjërimin e bulevardit "Hristijan Todorovski Karposh", i cili është projekt i përbashkët i Komunës së Çairit dhe Komunës së Butelit, i financuar nga Qyteti i Shkupit. 
 
Faza e parë e këtij projekti parasheh lidhjen prej nënkalimit në Komunën e Butelit me Qarkoren e Shkupit, dhe pason faza e dytë që parasheh zgjërimin e këtij bulevardi nga rruga Xhon Kenedi (më saktësisht tek Vero), deri tek objekti i Komunës së Çairit, investim ky që vetëm në fazën e dytë kap shumën prej 90 milionë denarë.
 
Vlen të theksohet se zgjërimi i Bul. H. T. Karposh nga rruga Xhon Kenedi, vjen si vazhdimsi e projektit për zgjerimin e rrugës Cvetan Dimov, projekte këto që në masë të madhe do të shkarkojnë komunikacionin në Komunën e Çairit, atë të Butelit dhe komunat përreth, dhe me këtë hapet një portë e re drejt Qarkores së Shkupit. 
 
Investimet e lartpërmendura drejpërsedrejti lidhin rrugën e Jahja Pashës me Qarkoren e Shkupit.