Maqedoni

Reformat në sistemin shëndetësor në pjesën e specializimit, Todorov: Qeveria do të financoj specializimin e mjekëve

06.12.2015 15:33

Përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtje të Shëndetësisë, Minsitria e Shëndetësië ka paraparë përmirësimin e statusit të mjekëve të rinj në drejtim të shkollimit të mëtutjeshëm...

Sipas minsitrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, konkursi që do të shpallet ditëve në vijim, do t’ju vijë në ndihmë të gjtihë specializantëve privat për specializim në fusha të caktuara. 
 
“Qeveria e Maqedonisë  ka miratuar program për kofinancim në specializim dhe subspecializim, respektivisht një pjesë e harxhimeve subspecialiste do të financohet nga shteti. Me rëndësi është se ata mjek që do të përzgjidhen në konkurs  do të krijojnë një marrëdhënie pune për kohë të caktuar në shtëpinë e shëndetit publik dhe do të kenë të drejtën e pagës dhe kompensimit për kujdestari”, tha Nikolla Todorov, minsitër i shëndetësisë.
 
Sipas minsitrit Todorov, ky projekt do të ketë beneficionet e veta sepse nga njëra anë mjekëve ju subvencionohet specializimi ndërsa nga ana nga tjetër, kanë të garantuar të ardhura prej 50 000 denarësh në muaj, për të cilën Minsitria e Shëndetësisë ka lidhur marrëveshje me Fondin Shëndetësor.  
 
Në konkurs mund të paraqiten mjek të ri që nuk jan të regjistruar në specializim privat por edhe ata që kanë të rregjistruar specializimin me mjete vetananke.
 
Të gjihë specializantët, pas përfundimit të shkollimit, sipas Todorov do të punësohen menjëherë në fushën ku kanë specializuar.
 
Programi gjithashtu  parashef edhe përmirësime  të kushteve të mjekëve të pediatrisë, gjinekologjisë dhe akusherisë.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU