Life Style
Një Putin prej çokollate, por jo për t'u ngrënë
06.12.2015 15:43
Çokollata mund të jetë zgjedhja më e çuditshme për të ndërtuar një statujë, por kjo sigurisht që e bën Vladimir Putin të duket pak më ndryshe...

Një artist rus, nga Shën Petërsburgu po punon me një skulpturë me përmasat e njeriut, duke u përgatitur për festivalin e çokollatës në qytet.
Nikita Gusev thotë se çokollata është një material perfekt për modelin e presidentit. “Nga njëra anë çokollata është e butë dhe punohet lehtë, por nga ana tjetër mund të jetë shumë e vështirë. Ajo është fleksible dhe mund të marrë çdo formë”, tha Gusev.
Rreth 70 kilogramë çokollatë janë dashur për të bërë skulpturën, të dhuruar nga kompanitë private në qytet./Top Channel
