Maqedoni
Sociologët: Grafitet janë zëri i popullit
06.12.2015 15:58
Grafite të ngjajshme mund të gjesh në shumë lagje të kryeqendrës ata jo vetëm që nuk janë të kapshme për syrin por shpeshherë janë edhe burim konflikti. Grafiti është art por jo për të shprehur urretje ndaj një etnie ose ndaj personaliteteve të caktuara publike...

Sa u perket grafiteve qe shkruhen neper vende te ndryshme nga MPB thone se kompetencat e tyre per intervenim kane te bejne vetem ne raste te papastertise publike qe do te thote se MPB ngre kallzim penal vetem atehere kur pjesetari I policise ne nje vend te caktuar veren personin I cili shkruan grafite edhe ate me gjuhen e urrejtjes, dhe ndaj tij ngre padi penale. Nga ministria e e Puneve te Brendshme shtojne gjithashtu se në përputhje me ligjin ne fjale, për pastërtine publike te mureve te objekteve apo rrugeve ne cdo qytet, kujdesen ndërmarjet publike për shërbime komunale qofshin ato te cilat jane nen kompetencat e komunave apo te vete qytetit te Shkupit.
“Në kuadër të kompetencave të MPB-së nuk bie ndërmarja e masave për heqjen e grafiteve, në rast se ato nuk paraqesin vepër penale. Ministria e puneve të brendeshme ka ngritur kallëzim penal me përputhje nga ligji për pastërti publike për vizatimet grafite dhe shkelësit që janë hasur në vendngjarje nga ana e policeve”, tha Liza Bendevska, zëdhënëse e MPB.
Sipas sociologeve te shkruarit e grafiteve nenkuton nje lloj arti sepse njeriu permes fjales se shkruar te shoqeruar edhe me figura nga me te ndryshmet shpreh nje fenomen te caktuar, pse jo dhe ndonje moment shpirteror apo emocional te tij. Sociologu Fahmi Osmani, theksoi se permes ngjyres, dhe simbolit njerezit bejne artin e rruges te parapare në mënyrën e tyre.
“Në përgjithësi grafitet janë zëri i popullit me anë të të cilave grupet e caktuara shoqërore shprehin qendrimet e tyre, kritikat dhe paknaqësite e tyre. Si grupe më të theksuara që merren me grafite apo me artin e rrugës meren grupe supkulturore, grupe muzikore si ata të hip hopp dhe rokenrroll, kurse gjithashtu me këtë art meren edhe grupe politike dhe të tifozëve”, tha Fahmi Osmani, sociolog.
Grafitet kane ekzistuar, ekzistojne dhe do te ekzistojne sepse arti nuk guxon te vdese qofte edhe ai I rruges. Por le te shpresojme se tek te rinjet te cilet merren me se shumti me kete lloj arti, le te mbisundoje deshira per te shprehur sa me shume dashuri ndaj neri tjetrit dhe paqe per gjithe njerezimin, dhe asesi te perdoret gjuha e urrejtjes si dhe te perkrahen dukuri te tjera te shemtuara te shoqerise.
REJHANE BUSHI-METAJ
