Maqedoni

Jakimovski: Migrantët ekonomik rrezik për sigurinë e vendit

06.12.2015 16:48

Migrantët ekonomik janë rrezik për destabilizim të Maqedonisë, por edhe të Evropës...

Migrantët ekonomik janë rrezik për destabilizim të Maqedonisë, por edhe të Evropës, dhe ato urgjentisht duhet të ndalen dhe mos të kalojnë nëpër territorin e Maqedonisë, apelon partia “Opsioni për Qytetarët e Maqedonisë”.
 
Kryetari I kësaj partie Stefçe Jakimovski theksoi se institucionet kompetente për siguri dhe mbrojtje  duhet të veprojnë në mënyrë adekuate, me qëllim që këto emigrantë të pengohen që të bëjnë trazira dhe probleme.
 
“Vlerësojmë se ato të cilët ndodhen në situate të veshtirë, ndërsa ato janë emigrantët nga vendet ku ka luftë, duhet të lëshohen mbi proceduram të rrepta të vërtetimit, por emigrantët ekonomik të cilët nuk janë në kushte aq të vështira, por në të njejtën kohë dëshirojnë të destabilizojnë Evropën dhe rajonin duhet të ndalen. Për atë apelojmë deri tek institucionet e Maqedonisë dhe në të njejtën kohë  u japim kurajo, të veprojnë në përputhuje me situatën dhe në mënyre energjike”, tha Stefçe Jakimovski, kryetar i OQM
  
Jakimovski gjithashtu ka akuzuar palën greke se me qëllim të largimit të problemit nga ana e tyre, në rajon, ata po bëjnë falsifikime të dokumenteve, dhe po nxisin emigrantët të blëjnë trazira. Ndërsa gjithashtu ka kritikuar se Evropa sillet në mënyrë më tolerenate ndaj emigrantëve dhe kjo do ti shkaktoj më shumë problem Maqedonisë.
 
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në maqedoni kanë hyrë 4.396 migrant. Sipas shtetësisë, numri më i madh I migrantëve u përket shtetasve të Sirisë, Irakut  dhe Afganistanit. Ndërsa në periudhën prej 19.06.2015 deri në 05.12.2015, nëpër Maqedoni drejt vendeve të BE-së kanë transituar gjithsej 309.155 migrant. 
 
ERSAN PAJAZITI