Maqedoni

Plomp: Përgjegjësi politike dhe juridike për përgjimet

06.12.2015 17:07

Për aferën e përgjimeve duhet të vërtetohet përgjegjësia politike që I takon ta bëjë komisioni anketues dhe ajo ligjore që I takon prokurorisë special...

Kështu vlerëson Ambasadori i Holandës në Shkup Viliem Vauter Plomp në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.
 
“Mendoj se këtu është shum me rëndësi të bëhet dallim mes përgjegjësisë politike dhe ligjore. Kur flitet për përgjegjësi politike është e logjikshme se kuvendi duhet ta luja rolin kryesorë. Prandaj në kuvend është formuar një Komision i tillë Anketues. Është sinjal i mirë që u arrit marrëveshja për përbërjen e Komisionit hetimor dhe se komisioni filloi me punë. Gjithashtu është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë dhe komisioni të mund të kryej punën me qëllim që të vërtetoj përgjegjësinë politike, por njëkohësisht kuptohet se Prokurorit special gjithashtu duhet ti mundësohet të kryej punën. Të gjithë institucionet të bashkëpunojnë që ti mundësojnë ta kryej punën kur bëhet fjalë për përgjegjësinë ligjore. Materialet e përgjuara përmbajnë akuza serioze të cilat duhet të vërtetohen prandaj ka nevojë për një hetim i cili do të vërtetonte edhe përgjegjësinë politike edhe ligjore”, theksoi Viliem Vauter Plomp, ambasador i Holandës në Shkup. 
 
Ai poashtu në intervistë thekson se Zbatimi i plotë i Marrëveshjes politike të Përrzhinos dhe zgjedhjet e lira në prill të vitit të ardhëshëm, janë me rëndësi për vet qytetarët e Maqedonisë por edhe për BE-në, pasi janë kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
 
Nga këto dy çështje mvaret edhe nëse vendi do të marrë vlerësim pozitiv nga Brukseli thekson ambasadori holandez. Poashtu ai thekson se sfidë tani mbetet marrveshja për mediat si një çështje shum me rëndësi jo vetëm për zgjedhjet e vitit të ardhëshëm por edhe në të ardhmen. Ai njëherit përkujton se rreth çështjes së mediave janë shkelur të gjitha afatet.
 
NAIM SINANI