Maqedoni
Gruevski: 10.000 të punësuar me proektin maqedonia punëson
06.12.2015 17:20
Nëpërmjet projektit "Maqedonia punëson" deri tani janë punësuar 10.000 persona, deklaroi Kryeminsitri Nikolla Gruevski...

Projekti u dëshmua si i shkëlqyer, vlerësoi sot kryeministri Nikolla Gruevski, sipas të cilit punsimet janë realizuar në 6.750 kompani.
"Jam shumë i kënaqur nga ky projekt. Qëllimi ynë është që të rritet numri i punësimeve. Punët lëvizin në drejtim të mirë, gjegjësisht 6.750 firma me ktë projekt kanë punësuar gjithsej 10.000 persona. Numri rritet çdo ditë, njerëzit i shfrytëzojnë dhe vijnë deri në punësimin e vet, ndërsa me rëndësi është që kompanitë marrin shumë sepse ka shumë volitshmëri për kompanitë të cilët punësojnë përmes këtij projekti", tha Gruevski.
Sipas Gruevskit bëhet fjalë për punësimin e personave të cilët janë nga kategori të ndryshme sociale, apo persona të rinj, prind vetëushqyes, fëmijë pa prindër, familje me një prind, persona të moshës mbi 50 vjet dhe mbi 58 vjet me volitshmëri të posaçme, persona të cilët mbi 10 vjet nuk kanë qenë të punësuar.
Poashtu Gruevski paralajmëroi se Lista pozitive e ilaçeve do të zgjerohet, ndërsa pjesa më e madhe e ilaçeve të cilat do të gjinden në të do të jenë ilaçe të cilat i shfrytëzojnë për sëmudje malinje.
Ai këto komente i bëri gjat pjesmarrjes në fillimin e ndërtimit të qendrës logjistike distribuese "Tineks" në zonën industriale Çojli.
ERSAN PAJAZITI
