Maqedoni
VMRO dhe LSDM përplasje për borxhin e jashtëm dhe ndotjen
06.12.2015 17:36
Partia opozitare maqedononase LSDM ka reaguar lidhur me paralajmërimin e minsitrit të financave Zoran Stavrevski për kthimin e borxhit...

Në komunikatën e socialdemokratëve thuhet se LSDM do të vazhdojë me përgjegjësinë e saj, transparencën dhe sjelljen principiele ndaj financave publike dhe ti mbrojë interesat e qytetarëve dhe brezave të rinj. Ndërkaq VMRO në kundërpërgjigje shkruan se: LSDM jo vetëm që nuk dëshiron që vendi të pastrojë huatë, por dëshiron që Maqedonia të mos e kthej borxhin që është marrë nga koha e LSDM-së, respektivisht në vitin 2005.
LSDM është kundër rritjes së pensioneve dhe pagave, kundër investimeve në infrastrukturë si dhe kundër përparimit, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Ata gjithashtu theksojnë se LSDM në kohën e pushtetit të vet, nuk ka qenë në gjendje të stimulojë asnjë investim të huaj, përderisa VMRO -DPMNE ka tërhequr 50 investime të huaja në vend.
LSDM harron publikim e Eurostatit sipas së cilës Maqedonia është ndër vendet e Evropës që ka më së paku borxh, thuhet në përgjigjen e VMRO-së.
Dy partitë maqedonase janë përplasur elektronikisht edhe me situatën e ndotjes së ajrit. LSDM ka kërkuar nga VMRO të ndërmarrë masa konkrete për ndotje e ajrit, ndërkaq nga VMRO janë përgjgijgur se saherë që LSDM humb rejtingun politik, i bie ndërmend të flas për ndotjen e ajrit.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
