Botë

Netanyahu: Izraeli nuk do të jetë një shtet dykombësh

06.12.2015 17:46

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzoi një paralajmërim të Sekretarit të Shtetit John Kerry, se një rrëzim i Autoritetit Palestinez do të kishte pasoja tek siguria e Izraelit...

"Izraeli nuk do të jetë një shtet dykombësh, por në mënyrë që të kemi paqe, pala tjetër duhet të vendosë se edhe ajo do paqen, por fatkeqësisht këtë nuk po e shohim”, tha Netanjahu në një mbledhje të kabinetit të tij.
 
Ai shtoi se Autoriteti Palestinez po vazhdon të nxisë kundërshtime për Izraelin. Sekretari Kerry foli për krizën në Lindjen e Mesme në një forum të organizuar nga Instituti “Brookings”.
 
Ai tha se të dyja palët duhet t’i rinovojnë përpjekjet për bisedimet e paqes. Ai dënoi sulmet palestineze ndaj Izarelit, si dhe vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve izraelite në toka të parashikuara për ndërtimin e një shteti palestinez.
 
"Zgjidhja me një shtet nuk është ajo e duhur për një Izrael të sigurtë, demokratik, që jeton në paqe. Thjesht, kjo nuk është një alternativë që ka shanse për sukses”, ka deklaruar Kerry.
 
ERSAN PAJAZITI