Botë
Ilir Meta vizitë në Kosovë
06.12.2015 18:05
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta këtë vikend ka qëndruar për vizitë në Prishtinë...

Ai fillimisht mbrëm ka takuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërsa sot zhvilloi takime të ndara me përfaqësuesit opozitar.
Kriza politike në Kosovë ka qenë tema e këtyre takimeve, megjithse Meta ka thënë se nuk kishte shkuar që të ndërmjetësonte rreth krizës politike.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri citohet ti ketë thënë Metës, se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës në vend pa tërheqjen e marrëveshjeve nga Qeveria dhe pa lirimin e të burgosurve politikë.
Po ashtu, Ymeri ka kërkuar nga Meta që Republika e Shqipërisë të luaj rol më aktiv në mbështetjen e Kosovës përballë aspiratave hegjemoniste të Serbisë dhe veçanërisht të ndihmojë në pamundësimin e krijimit të një republike serbe brenda Kosovës, përmes "Zajednicës". Për monsndryshim të qëndrimit opozitarë kan folur edhe dy liderët tjerë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Siç dihet edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka ofruar dialog pa kushte opozitës për të hënën, mirëpo opozita menjëherë përmes një konferencë për shtyp e refuzoi kërkesën , pasi ajo ka kërkuar nga Qeveria që fillimisht të tërheq marrëveshjet për t’i hapur rrugë dialogut.
