Botë
Greqia: BE nuk ndihmoi sa duhet në krizën e refugjatëve
06.12.2015 18:17
Ministri i jashtëm grek Nikos Xydakis ka akuzuar Bashkimin Evropian se nuk e ka ndihmuar sa duhet Greqinë për tu përballur me krizën e refugjatëve...

Në një intervistë për Associated Press ai ka dhënë shembullin e stafit të agjencisë evropiane të doganave Frontex, duke thënë se vendi ka pasur nevojë për 750 trupa por i janë dërguar vetëm 350, me mundësinë për të pranuar edhe 100 të tjerë gjatë ditëve në vazhdim.
Shefi I diplomacisë greke thotë se vendi i tij ka pranuar më pak aparate për shenjat e gishtërinjve, se sa ka pasur nevojë për të identifikuar dhe regjistruar refugjatët dhe jo mjaftueshëm naftë për të furnizuar kompanitë që bëjnë transportimin e tyre.
