Botë

Fier arrestohen 5 ish zyrtarë të doganave

06.12.2015 18:33

Pesë ish zyrtarë të doganave në shqipëri janë arrestuar nën akuzën për zhdukjen e 4.4 mljon litra naftë “virxhin”...

Pesë ish zyrtarë të doganave në shqipëri janë arrestuar  nën akuzën për zhdukjen e 4.4 mljon litra naftë “virxhin” nga depozitatat e një kompanie nafte, duke shkaktuar një dëm shtetit prej 2 miljon euro nga shmangia e pagimit të akcizës.
 
Prokuroria e Fierit ka ekzekutuar mbrëmjen e të shtunës një vendim gjykate për 7 ish-zyrtarë doganash duke përfshirë edhe ish-zv/Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Lula Njebza. Prokuroria njofton se masa “arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, është vendosur edhe për Adrian Xhillari, administrator i kompanisë, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata.”
 
Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.