Botë

Basha: Opozita në protesta më 8 dhjetorë

06.12.2015 18:37

Më 8 dhjetor opozita në Shqipëri do të mbaj një marsh protestues të cilin lideri democrat Lulzim Basha e ka quajtur marshim historik, për largimin e qeverisë Rama – Meta...

“8 dhjetori është ditë e historisë dhe kujtesës, por 8 dhjetori i ardhshëm është sërish një ditë për të bërë histori, pasi është dita për largimin e qeverisë”, tha kreu Basha.
 
Ai këto komente I ka bërë në konventën e zgjedhjes së kryetarit të forumit rinorë të demokratëve.
 
Nga kjo konventë, Basha i dha përgjigje edhe pyetjes: si do ta rrëzojë qeverinë? “Me pjesëmarrjen masive dhe mbarëpopullore, me vendosmëri, me qëndrueshmëri dhe pa u lodhur për asnjë çast, deri në realizimin e objektivave tona. E kanë treguar rumunët dhe maqedonasit, do ta tregojnë edhe shqiptarët. Të nisemi në datën 8 dhjetor, pa kthim, deri në zgjidhje”. 
 
Basha, i cili konfirmoi se marshimi i 8 dhjetorit nuk do të jetë i veçuar, por i vazhdueshëm, ftoi qytetarët në protestën që do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe do të vijojë me ecjen në bulevard drejt Kryeministrisë: “Bekim pastë rinia e Shqipërisë që i vjen shansi të risjellë lirinë nga tirania e krimit, korrupsionit, padrejtësisë dhe varfërisë”.