Sportet E Tjera
Edhe një fitore e amerikanes Vonn
06.12.2015 18:51
Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, shënoi fitoren e dytë radhazi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë...

Vonn bëri paraqitje fantastike, e cila gradualisht po i afrohet kreut të renditjes së përgjithshme. Ajo pati rrëshqitje të përsosur e cila arriti e para në cak me një kohë 1:50.43 minuta dhe qe më e shpejtë për një sekondë e pesë qindtat se zvicerania Fabienne Suter.
Ndërkaq, Cornelia Hütter zuri vendin e tretë dhe pati kohë më të dobët për 11 qindtat se vendi i dytë, kurse italiania Nadia Fanchini pozicionohet në vend të katërt me 24 qindtat larg pozitës së tretë.
Vonn shënoi fitoren e 69-të në karrierën e saj, ndërsa nesër (e dielë) ka rastin që ta realizojë triumfin jubilar, pra fitoren e 70-të, ku mbahet gara e supersllallomit të madh.
Vonn është në vend të tretë me 200 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, kurse amerikania Mikaela Shiffrin udhëheq me 280 pikë, e ndjekur nga zvicerania Lara Gut (222).
