Sportet E Tjera

Hirscher më i shpejt për 33 qindtat se vendi i dytë

06.12.2015 18:53

Pas tri fitoreve radhazi të norvegjezit Aksel Lund Svindal, sot triumfoi skiatori austriak, Marcel Hirscher...

Kampioni në fuqi i botës, Hirscher, ishte më i miri në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës.
 
Ai arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 1:06.90 minuta, në garën që u zhvillua në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skiatori më i mirë në botë në katër vitet e fundit tregoi cilësitë e tija dhe arriti fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm.
 
Ai la pas vetes për 33 qindtat amerikanin Ted Ligety, ndërsa amerikani tjetër Andrew Weibrecht pati kohën më të ngadalshme për tre qindtat se vendi i dytë.
 
Svindal udhëheq me 317 pikë në renditjen e përgjithshme, pasojnë Ligety (180), Hirscher (160) etj.