Ministri Poposki për vizitë pune në Bruksel

07.12.2015 09:07

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski sot do të realizojë vizitë pune në Bruksel, ku do të realizojë disa takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së...

Sipas agjendës, ministri Popovski do të ketë mëngjes pune me përfaqësues të përhershëm të shteteve anëtare në BE në prag të përgatitjeve për konkluzionet e Këshillit Evropian, i cili do të mbahet më 17-18 dhjetor në Bruksel.

Popovski do të takohet edhe me komisarin për politikë të fqinjësisë evropiane dhe negociata për zgjerim Johanes Han. (mia.mk)