Sesion punues për mbrojtje në rajonin e Ohrit

07.12.2015 09:34

Sesion trajnues tematik në kuadër të projektit për mbrojtjen integrale të pasurisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, i mbështetur nga Unesko dhe BE, prej sot deri më datën 10 të këtij muaji do të mbahet në Pogradec...

Qëllimi kryesor i këtij sesioni është që të vlerësohen rreziqet kryesore dhe sfidat të cilat kanë efekte mbi gjendjen në Liqenin e Ohrit dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, përforcimin e efekteve nga menaxhimi si dhe identifikimin dhe përkujdesin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Në sesionin punues do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrive të Kulturës dhe Mjedisit Jetësor të të dyja shteteve, përfaqësues të institucioneve kompetente, vetëqeverisjeve lokale, si dhe të trupave këshillëdhënës të UNESKO-s, IUCN dhe ICOMOS. (mia.mk)