Për fundjavë në Shkup 43 aksidente, 22 të lënduar dhe një viktimë
Gjatë tri ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 43 aksidente komunikacioni...

Të premten, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej 18 aksidente komunikacioni. Prej tyre, 11 janë me pasoja dëme materiale dhe gjashtë janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë marrë dy shoferë të automjeteve, dy bashkudhëtarë dhe katër këmbësorë.
Ka ndodhur edhe një aksident komunikacioni ku një person ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në orën 23 e 30 minuta në udhëkryqin nga rruga "11 Tetori", rruga "Boris Trajkovski" dhe rruga "Juzen Bulevar" ku kanë marrë pjesë një automjet udhëtarësh "Lada" me targa të Shkupit, i drejtuar nga qytetari nga Shkupi dhe automjeti për udhëtarë "Ford tranzit" me targa të Republikës së Serbisë, i drejtuar nga qytetar i po të njëjtit shtet. Në aksident shoferi i automjetit "Lada" i është nënshtruar lëndimeve në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtari i automjetit të njëjtë dhe i njëjti me automjetin e ndihmës së parë është dërguar në Qendrën e urgjencës ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është mbajtur për mjekim, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi dhe tre bashkudhëtarë të automjetit "Ford tranzit".
Më 5 dhjetor, e shtunë, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente komunikacioni. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta ka pësuar një shofer i automjetit për udhëtarë, një bashkudhëtarë dhe një këmbësor.
Gjatë ditës së djeshme, ekspertizë është kryer në gjithsej 17 aksidente komunikacioni, Prej tyre, 10 janë me pasoja dëme materiale dhe pesë janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar pesë shoferë të automjeteve, një bashkudhëtar dhe një këmbësor.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore, ku lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy bashkudhëtarë dhe një shofer i automjetit, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit.
Në "Metropolis arena" mbrëmë në orën 20 do të mbahet festivali muzikor "Taksirat". Me këtë rast nga policia e komunikacionit apelojnë tek qytetarët të cilët do të shkojnë në festivalin muzikor t'i respektojnë rregullat e komunikacionit, shenjat dhe urdhërat që do të jepen nga ana e nëpunësve policorë, ndërsa automjetet t'i parkojnë në hapësirat e lejuara për parkim. (mia.mk)
