Tre policië të lënduar, 35 persona të arrestuar në përleshjet në Athinë

07.12.2015 10:11

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA njoftoi se në Athinë pas përleshjeve të mbrëmshme është qetë....

Në përleshjet mes policisë dhe një grupi të rinjsh, të cilët mbrëmë në qendër të Athinës e kanë shënuar përvjetorin e vrasjes së adoleshentit Aleksis Grigoropulos, janë lënduar tre policë, ndërsa 35 janë arrestuar.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA njoftoi se në Athinë pas përleshjeve të mbrëmshme është qetë.

Të rinjtë kanë hedhur koktej molotovi, ndërsa policia është përgjigjur me shok bomba dhe gaz lotsjellës.

Rreth 500 njerëz mbrëmë janë mbledhur në lagjen Eksarhia, vendi për tubimin e anarkistëve dhe vend ku polici Epaminondas Korkoneas më 6 dhjetor të vitit 2008 e ka qëlluar 15-vjeçarin Grigoropilos. (mia.mk)