Vazhdim i tretë i seancës së 74-të
Kuvendi sot duhet ta mbajë vazhdimin e tretë të seancës së 74-të, në rend dite të së cilës është raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015...

Deputetët në këtë vazhdim duhet të debatojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, Ligjin për ndërtim, ligjin për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm dhe Kodin ligjor.
Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për kontribute nga sigurimi i domosdoshëm social, të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, si dhe plotësimin e Ligjit për siguri në qarkullimin e rrugëve.
Deputetët do të debatojnë edhe rreth Propozim ligjit për punësim dhe punë të të huajve, Propozim ligji për probacion, Propozim ligji për aministi, si dhe interpretimi autentik i nenit të Ligjit për shoqëri tregtare dhe Informacioni për ndotje të ajrit ambiental në Republikën e Maqedonisë. (mia.mk)
