Në "Alo Doktor" deri më tani ka pasur 65.527 thirrje
Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor) janë paraqitur 1.219 qytetarë, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup...

Nga 15 shtatori i vitit të kaluar kur edhe filloi me punë linja deri më tani ka pasur 65.527 thirrje.
Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptome në çrregullimin e shëndetit.
Njëzet e pesë mjekë mund të japin këshilla mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Thirrjet janë nga spektri i gjërë i simptomatologjive të ndryshme, më së shpeshti janë dhimbja e kokës, simptoma respiratore, temepraturë e lartë e trupit, virozat sezonale, kollë e shkaktuar nga kushtet e ndryshme të motit.
Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike. (mia.mk)
