4 ushtarë sirianë e humbën jetën gjatë një sulmi ajror të koalicionit
Të paktën katër ushtarë sirianë e humbën jetën, ndërsa 13 janë lënduar në sulmin ajror të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja mbi bazën ushtarake siriane në Sirinë Perëndimore, kumtoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut...

Qendra me seli në Londër theksoi se cak i sulmit ajror të koalicionit ndërkombëtar ka qenë një kamp ushtarak në provincën siriane perëndimore Deir Ezor, rreth dy kilometra larg nga rajoni i cili është nën kontrollin e Shtetit Islamik.
"Për herë të parë gjatë bombardimit të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja e cila mbi një vit është duke sulmuar caqe të SHI-së në Irak dhe në Siri, jetën e humbën disa pjesëtarë të armatës siriane", theksoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut. (mia.mk)
