Qeveria e Letonisë dha dorëheqje

07.12.2015 11:37

Kryeministrja e Letonisë Lajmdota Straujuma sot njoftoi se qeveria jep dorëheqje...

Siç lajmëron TASS, ajo këtë e bëri pas takimit me presidentin Rajmonds Vejonis. Kreu i shtetit ka pranuar dorëheqjen e kabinetit.

"Qeveria miratoi dy buxhete të shtetit, me sukses u ballafaqua me presidencën e Këshillit të BE-së, për të cilën ende marrim vlerësime pozitive. Shteti është në gjendje të mirë - gjatë tremujorit të tretë të këtij viti BPV-ja e Letonisë u rrit për 3.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar, janë rritur pagat, ka ndryshime pozitive në eksportet krahasuar me fqinjët tanë ... investimet janë për gjashtë për qind më të larta se vitin e kaluar. Shteti është në gjendje të mirë", deklaroi Lajmdota Straujuma.

Presidenti Vejonis, megjithatë, konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Straujuma, veçmë nuk punon mirë.

Dorëheqja e kryeministres së Letonisë u komplotua që javën e kaluar, para së gjithash, për shkak të kritikave serioze të buxhetit për vitin 2016, i cili u miratua më 30 nëntor dhe për shkak të vendimit të Qeverisë që vitin e ardhshëm do të rriten pagat e nëpunësve shtetërorë për 600 deri në 700 euro (për 20 deri në 30 për qind) duke përfshirë edhe pagat e kryeministrit dhe të ministrave.

Vetë Straujuma pastaj shpjegoi se nuk ka ditur për këto plane, pasi në atë kohë ishte për vizitë në Kinë. (mia.mk)