Të shtëna me armë në shtëpitë e serbëve në Gorazhdec, vetura të djegura, varreza të dëmtuara (Foto)
Në Gorazhdec të Pejës persona të panjohur kanë kryer disa sulme të armatosura, por nuk ka të lënduar...

“Rreth orës 03:00 kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri dhe me këtë rast është dëmtuar një përmendore në Gorazhdec”, ka konfirmuar Zyra për Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Është shtënë edhe në drejtim të shtëpisë së Sasha Petroviqit nga Gorazhdeci, është djegur një veturë në pronësi të Serbolub Kolashinac dhe është djegur një trafikë e familjes Vukashinoviq nga ky fshat.

Policia e Kosovës që nga mëngjesi janë në vendin e ngjarjes dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, por ai nuk ka qenë në gjendje të flas për ngjarjen, e për më tepër ka thënë se askush tjetër nuk guxon të përgjigjet pasi ai është personi i vetëm zyrtar që e ka të drejtën të komunikojë me media në këtë rajon të policisë së Kosovës. (lajmi.net)

