Ka filluar seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës

07.12.2015 12:55

Ka filluar seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës...

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në ngjarjet e majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Burimet e para nga Gjykata paraprakisht kanë thënë se në procesin e sotëm gjyqësor do të jenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit.

Avokatët e të akuzuarve kanë ngritur ankesa, duke konsideruar se aktakuza ndaj tyre është e pabazë.

Kompleksi gjyqësor në Shkup që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është në rrethim policor, si masë përforcimi të sigurisë për shkak të rastit kompleks.