Botë

Barack Obama: Myslimanët, aleatë në luftën kundër terrorizmit

07.12.2015 12:58

“Liria është më e fuqishme se frika”, ka qenë kjo deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, disa ditë pas sulmeve që tronditën Kaliforninë...

“Amerika do e kapërcejë kërcënimin e terrorizmit, por nuk duhet t’i kthehemi kundër njëri-tjetrit, duke e përcaktuar këtë betejë si një luftë mes Amerikës dhe Islamit. Nëse duam të mundim terrorizmin, duhet t’i konsiderojmë komunitetet myslimane si aleatët tanë më të fuqishëm. Amerikanët duhet të qëndrojnë të bashkuar, pasi kjo është mënyra e vetme për t’i bërë ballë ekstremistëve”- tha Obama.
 
Lideri i Shtëpisë së Bardhë kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të luftuar ekstremizmin, teksa bëri me dije se qeveria e tij do të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë për parandalimin e incidenteve të ngjashme me atë të San Bernardinos.
 
Presidenti i ShBA-së tha gjithashtu se vendi i tij duhet t’ia vështirësojë atentatorëve të mundshëm blerjen e armëve.