Botë
Tek sulmuesi nga Londra janë gjetur xhirime lidhur me SHI-në
07.12.2015 16:36
Xhirime, lidhur me grupacionin Shteti islamik dhe me sulmet e paradokohshme në Paris, u gjetën në telefonin mobil të sulmuesit...

Xhirime, lidhur me grupacionin Shteti islamik dhe me sulmet e paradokohshme në Paris, u gjetën në telefonin mobil të sulmuesit, i cili të shtunën në metronë e Londrës lëndoi dy persona me armë të ftohta, kumtoi sot Prokuroria në kryeqytetin britanik.
Hetuesit në telefon kanë gjetur edhe xhirime nga stërvitja e kohëmëparshme e policisë britanike.
Sulmuesi njëzet e dyvjeçar Muhajdin Majr u paraqit sot para Gjykatës në Londër, për ta dëgjuar aktakuzën zyrtare për tentim vrasje.
Gjatë sulmit, në të cilin u lëndua një burrë 56-vjeçar, Majr ka brohoritur "Kjo është për shkak të Sirisë". Personi tjetër është plagosur më lehtë.
Sot u përforcua prania policore në sistemin transportues në Londër.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron, sulmin në metro sot e vlerësoi si "akt të tmerrshëm"./mia
