Maqedoni
Bruksel, Poposki: Asnjë pritje nga Këshilli i Ministrave
07.12.2015 17:59
Maqedonia nuk pret që Këshilli Evropian të pranojë rekomandimin e KE-së për çeljen e bisedimeve me Shkupin zyrtar...

E vetëdijshme për rekomandimin e kushtëzuar, i cili kërkon plotësimin e obligimeve të shumta që burojnë nga raporti i KE-së dhe domosdoshmëria për zbatimin e Marrëveshjes politike të dy qershorit, Maqedonia para së gjithash pret që Këshilli i Ministrave të inkurajojë më shumë vende anëtare që të mos e shtyjnë procesin për anëtarësimin e Maqedonisë, i cili varet nga raporti që do të publikohet pas muajit prill.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski, gjatë vizitës në Bruksel ka takuar ambasadorët e vendeve anëtare në kuadër të grupit KOREPER, të cilët i ka njoftuar me prioritetet e Maqedonisë në periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Nuk duhet pritur që Këshilli Evropian të merr vendim rreth fillimit të bisedimeve, por është reale të presim që të inkurajojnë grup më të madh të vendeve anëtare që të mos shtyhet në kontinuitet kjo çështje, posaçërisht për faktin që pas muajit prill, ato do të duhet të dalin me raport konkret”- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki.
Poposki do të takohet edhe me komisarin për politikë të fqinjësisë evropiane dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, me të cilin, përveç reformave dhe procesit integrues, do të diskutohet edhe kriza me refugjatët.
Sipas Poposkit, Maqedonia po zbaton të gjitha rregullat që priten nga BE, për lëvizje të sigurt dhe humane të emigrantëve nëpër korridorin evropian të sigurisë të vendosur në Maqedoni.
SHPËTIM NUREDINI
