Botë

Pas 2 dekadash, Zgjedhjet në Venezuelë, opozita fiton shumicën në asamblenë kombëtare

07.12.2015 21:07

Forcat opozitare në Venezuelë kanë arritur që të fitojnë shumicën e vendeve në asamblenë kombëtare kur ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit...

Forcat opozitare në Venezuelë kanë arritur që të fitojnë shumicën e vendeve në asamblenë kombëtare kur ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit, duke fituar per herë të parë zgjedhjet pas afro dy dekadash dominimi nga Partia Socialiste e presidentit Nicolas Maduro.
 
Pesë orë pasi kishte përfunduar procesi i votimit, Këshilli elektoral kombëtar bëri me dije se koalicioni opozitar, kishte arritur që të fitonte 99 mandate. Kjo përbën humbjen më të thellë për lëvizjen e majtë që u themelua nga ish-lideri i saj, Hugo Chavez në vitin 1999.
 
Partia Socialiste ka arritur që të fitojë vetëm 46vende në asamble, teksa pritet që të përfundojë procesi i numërimit për të përcaktuar 22 mandatet e mbetura.
 
Në një deklaratë për mediat, Presidenti Maduro, deklaroi se shkaku i humbjes së tij ishte situate e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej vendi.
 
Ndërkohë, nga ana tjetër, Sekretari i aleancës demokratike, Jesus Torrealba u shpreh se qytetarët kishin nevojë për ndryshim./Oranews