Botë

Predha drejtuar Stambollit: Putin po pret rastin më të vogël që ndezë konfliktin

07.12.2015 21:29

Ditën e djeshme një anije ruse kaloi në Bosfor duke tensionuar turqit...

Një prej ushtarëve rusë drejtoi një kundërtank drejt Stambollit, a thua se do qëllonte.
 
Kaq ka mjaftuar që ministri i Jashtëm turk të deklarojë se do të godasin çdo rus që provokon.
 
Pala ruse nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë.
 
Por ngjarja ka hapur shumë diskutime.
 
Ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se Putin po përpiqet me çdo mënyrë të tensionojë palën turke.
 
Pas rrëzimit të avionit Putin është tejet i zemëruar me Erdogan dhe po pret rastin mëtë vogël që ndezë konfliktin.
 
Turqit nga ana tjetër nuk mund t’i përmbajnë nervat përballë provokimeve ruse.
 
Ajo që nisi si një incident dhe u shndërrua në luftë diplomatike tanimë duket se po shndërrohet në një luftë të ftohtë mes dy vendeve, në pritje kujt do t’i shterojnë nervat më parë.
 
SHBA ndërkohë ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë, pasi në këtë moment bota është përballë një armiku më të madh: ISIS.
 
Por turqit nuk mbahen për njerëz me nerva çeliku dhe provokimi i radhës nga rusët mund të jetë pika që derdh gotën./Botasot