Moti sot në Maqedoni
08.12.2015 09:04
Moti sot kryesisht do të jetë me mjegulla dhe vranësira mesatare, ndërkaq në vendet më të larta priten periudha të kohëpaskohshme të diellit...

Pastrimi i mjegullave pritet të bëhet në orët e pasmesditës, ndërkaq në mbrëmje pritet sërish të formohen mjegulla.
Temperaturat gjatë ditës së sotme në territorin e Maqedonisë, pritet të lëvizin nga 0 deri më 5 gradë celsius paradite, ndërkaq të njëjtat, gjatë pritet të rriten deri më 14 gradë celsius.
Shkupi, sot në mëngjes do të jetë i vërshuar nga mjegullat, ku largpamësia do të jetë jo më shumë se 10 deri më 15 metra. Temperaturat gjatë ditës së sotme në Shkup do të lëvizin nga -1 deri më 0 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius.
