Ministri Poposki për vizitë pune në Norvegji

08.12.2015 09:22

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë...

Krahas bisedimeve me nikoqirin e tij, ministrin norvegjez të Punëve të Jashtme Borge Brende, Poposki do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes Ine Eriksen Soreide.

Siç kumtoi MPJ, pritet gjatë takimeve të këmbehen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale për mbështetjen e Mbretësisë së Norvegjisë në integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, si dhe për çështje aktuale nga axhenda ndërkombëtare.

Në Osllo ministri Poposki do të realizojë takim edhe me përfasëuresit e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit norvegjez. (mia.mk)