Takim vjetor ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit për partneritet të NATO-s

08.12.2015 09:34

Në selinë e NATO-s në Bruksel në suaza të Planit veprues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, sot do të mbahet takim i rregullt vjetor me Komitetin për partneritet dhe bashkëpunim të sigurisë së NATO-s...

Sekretarët shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Elena Kuzmanovska dhe Elizabeta Çupovska Ristova, do ta kryesojnë delegacionin e Maqedonisë në takimin e ardhshëm, në të cilin do të prezentohet Programi kombëtar vjetor për anëtarësimin në NATO për vitin 2015-2016.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, dokumenti i cili do të prezantohet e konfirmon angazhimin e Qeverisë për zbatimin e reformave të projektuara të domosdoshme për marrjen e ftesës për anëatarësim në Aleancën Verialtlantike. (mia.mk)