Konferencë rajonale për marrëdhënie me opinionin

08.12.2015 10:34

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë sot organizon konferencë rajonale për marrëdhënie me opinionin....

Në Konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Norvegjia, Italia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Kosova dhe Mali i Zi, si dhe nga NATO dhe Qendra Rajonale për Operacione Paqëruajtëse (PSOTC) nga Sarajeva, BeH dhe Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (RACVIAC) nga Zagrebi, Kroaci.

Pjesëmarrësit do të bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve me opinionin, ndërsa theks do të vendoset në nevojat rajonale për trajnim dhe edukim në suaza të Qendrës Rajonale për Marrëdhënie me Opininon në Shkup. Kjo Qendër është e vetmja qendër për trajnim dhe edukim partneriteti e NATO-s në Maqedoni, njëkohësisht dhe e vetmja Qendër partneriteti e NATO-s e specializuar eskluzivisht për trajnim nga fusha e marrëdhënieve me opinionin.

Konferencën do ta hapë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski. (mia.mk)