Ndarje e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit"
Në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot do të ndahen çmimet shtetërore "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2015...

Në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot do të ndahen çmimet shtetërore "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2015 për mirënjohjen më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtje dhe zhvillimit të mjedisit dhe në veprimtarinë sociale me interes publik në Republikën e Maqedonisë.
Çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për realizimin në sferën e edukimit dhe arsimit u ndahet prof. Goran Ajdinski, defektolog dhe prof. Ratomir Grozdanoski, teolog, biblist dhe filolog, për realizime në sferën e kulturës dhe artit çmimi i ndahet Rade Siljan, poet, kritik letrar dhe eseist, ndërsa për realizimin në sferën e shëndetësisë çmimi i ndahet doc.dr. sci. Aspazija Sofijanova- pediatre. (mia.mk)
