Literatura e Maqedonisë në Panairin e librit në Sofje

08.12.2015 12:04

Republika e Maqedonisë me stendën e saj do të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të librit në Sofje, i cili mbahet prej sot e deri më 13 dhjetor. Organizator i prezantimi të literaturës maqedonase në kryeqytetin e Bullgarisë është shtëpia botuese "Makedonika litera"...

Në Panair do të prezantohen produksioni letrar bashkëkohor, historia kulturore dhe trashëgimia kulturore e Maqedonisë.

Në stendën e RM-së do të prezantohen përkthimet më të reja nga gjuha maqedonase dhe bullgare të cilat janë realizuar përmes Konkursit të Ministrisë së Kulturës për financimin e përkthimeve të botuesve të huaj. (mia.mk)