Basketboll

San Antonio “kërcënon” Golden State, humbasin Miami e Lakers

08.12.2015 12:23

San Antonio Spurs është rivalja kryesore e Golden State për titull në këto momente, jo vetëm në Konferencën e Perëndimit por edhe në NBA...

Spursat korrën suksesin e 18-të sezonal, duke mundur 119-68 Philadelphian në fushën e kësaj të fundit (ka vetëm 1 fitore dhe 21 humbje).
 
Aldridge ishte njeriu i fitores për San Antonion, autor i 26 pikëve dhe 9 rebaund, ndërkohë që realizuan të gjithë lojtarët e skuadrës së Spurs.
 
Në Perëndim fiton edhe Dallasi, që mundi 104-97 New York jashtë fushe. Një mbrëmje e mirë për gjermanin Dirk Nowitzki, autor i 25 pikëve, mbështetur edhe nga Deron Williams me 20 pikë.
 
Vijojnë të zhgënjejnë Lakers, me vetëm 3 fitore në këtë fillm-sezoni. Skuadra e Kobe Bryant u mund sot 102-93 nga Toronto, në një takim komanduar nga kanadezët, ku u dallua Lowry me 27 pikë, më i miri në fushë, mbështetor edhe nga Ross me 22 pikë. Bryant bëri detyrën për Lakers, duke realizuar 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e 18-të sezonale. 
 
Fiton edhe Washingtoni, 114-103 ndaj Miami, një sfidë ku protagonistë ishin Wall me 26 pikë e Beal me 21, një dyshe që bëri diferencën në fushë për vendasit.