Botë

Tiranë, eksploziv automjetit, plagoset rëndë drejtuesi

08.12.2015 12:27

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, në Rrugën e Qelqit të lagjes Kombinat...

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi, nënvizojnë burimet, ka mbetur i plagosur rëndë në këmbë drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale E.I., 34 vjeç.

Agjentë të antikrimit dhe të policisë shkencore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.

Automjeti është i llojit “Volkswagen” me targë “AA 880 BX”, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se, objekti shpërtheu në ecje e sipër.